Njësia Speciale vazhdon patrullimin në pikën kufitare në Jarinje

Pika kufitare në Jarinje dhe Bërnjakë po vazhdojnë të jenë të mbyllura që nga 24 shtatori, kur një grup i armatosur serb kreu sulm terrorist në veri të vendit, nga i cili një polic i Kosovës mbeti i vrarë.

Në pikën kufitare në Jarinje edhe 9 ditë pas sulmit terrorist, njësitet e speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të monitorojnë situatën.

Atje shihet se në postbllokun e PK-së janë tre autoblinda dhe disa pjestarë të PK-së.

Situata në veri pas sulmit të së dielës aktualisht është e qetë, ndërsa që policia po vazhdon patrullimin në Banjskë.

Go to TOP