OBSh rekomandon për prodhim vaksinën e dytë kundër malariasë, konsiderohet arritje e madhe
Një vaksinë e lirë kundër malarias që prodhohet në shkallë masive është rekomanduar për përdorim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Vaksina është zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe është vaksina e dytë e malarias që është krijuar. Malaria vret kryesisht foshnjat, dhe ka qenë një nga plagët më të mëdha për njerëzimin.
Tashmë ka marrëveshje për të prodhuar më shumë se 100 milionë doza në vit. Është dashur më shumë se një shekull përpjekje shkencore për të zhvilluar vaksina efektive kundër malaries.
Sëmundja shkaktohet nga një parazit kompleks, i cili përhapet nga pickimi i mushkonjave që thithin gjak. Ai është shumë më i sofistikuar se një virus pasi fshihet nga sistemi imunitar duke ndryshuar vazhdimisht formën brenda trupit të njeriut.
Kjo e bën të vështirë ndërtimin e imunitetit në mënyrë natyrale dhe të vështirë zhvillimin e një vaksine kundër saj.
Kanë kaluar pothuajse dy vjet nga dita që kur vaksina e parë – e quajtur RTS, u mbështet nga OBSH, shkruan BBC.
