Komuna e Vitisë prezanton disa projekte infrastrukturore
Në komunën e Vitisë po vazhdojnë projektet për rregullimin e infrastrukturës rrugore.
“Në vazhdën e projekteve per rregullimin infrastrukturës rrugore në lokalitetet e komunës së Vitisë, është edhe përgatitja e rrugës për asfaltim në Kravaricë, punime në rregullimin e rrugës fushore në drejtim të Livadheve të gjata – Madenit, në Goshicë, rruga që lidhë fshatrat Dardani – Sodovinë e Qerkezëve – Sadovinë e Jerlive – Remnik i Ri deri te rruga e Begracës, e shumë punime të tjera në rregullimin e infrastrukturës’’, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë.Tutje, në takimin e mbajtur sot me drejtor të drejtorive, inxhinierë, kabinetin e të tjerë, kryetari i kësaj komune Sokol Haliti tha se projekte të shumta po realizohen si dhe do të vazhdohet me punë në ato fshatra ku është i nevojshëm asfaltimi, por edhe me rrugët bujqësore, në bazë të projekteve të parapara që do të realizohen këtë vit.

