Hoxha i ndan medaljen “Mburojë e Policisë” familjes së rreshterit Bunjaku
Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, i ka ndarë medaljen “Mburoja e Policisë” familjes së rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën gjatë një sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.
“Ky ishte edhe një mesazh tjetër i Drejtorit të Përgjithshëm që në këso kohë të vështira të qëndrojmë bashkë dhe të mbështesim familjen Bunjaku dhe të gjithë pjesëtaret e Policisë që me dedikim e sakrificë përkushtohen në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Po ashtu në emër të ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, numri një i policisë së Kosovës, i ka dorëzuar flamurin e Shqipërisë si nderim për veprën heroike të rreshter Afrim Bunjaku.

Prev Post
Nis takimi Osmani – Krasniqi
