Nis lejimi i hyrje – daljeve në fshatin Banjskë
Hyrje – daljet në fshatin Banjskë të Zveçanit janë duke u lejuar vetëm pas kryerjes së kontrollimit nga Policia e Kosovës.
Kështu raporton media që cili po qëndron afër rrugës që të çon në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Më 24 shtator, në këtë fshat Policia është përleshur me një grup të armatosur dhe për pasojë ka mbetur i vrarë një zyrtar policor dhe tre sulmues.
Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjet nëpër shtëpitë dhe objektet në dhe përreth fshatit Banjskë të Zveçanit, në pasditen e së martës.
Grupi, që fillimisht sulmoi Policinë e cila që po tentonte të largonte një bllokadë nga rruga, u strehua në manastirin e Banjskës prej ku vazhdoi sulmet ndaj Policisë.
Më 25 shtator, Policia e Kosovës ekspozoi armët dhe pajisjet e tjera që tha se i gjeti në Banjskë. Po ashtu, më 26 shtator, autoritetet e rendit bënë të ditur se në Banjskë kishin konfiskuar edhe më shumë armatime të llojeve të ndryshme.
