KFOR-i: Policia e Kosovës e ka përgjegjësinë fillestare për menaxhim të incidentit në veri

KFOR-i nëpërmjet një komunikate ka thënë se vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjskë dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë, duke qëndruar gati për t`u përgjigjur nëse kërkohet.

Sipas KFOR-it, Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren.

“Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë këtu BE-në, shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe është duke punuar intensivisht për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në komunikatë.

Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe  ngushëllon familjen e të ndjerit. /Kosova.info/

Go to TOP