Begaj takon Lajçakun, e siguron se Shqipëria do të punojë në deeskalimin Kosovë-Serbi
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka takuar sot të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, me ç’rast kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.
Në llogarinë e tij në Facebook, Begaj ka thënë se e ka siguruar Lajçakun se Shqipëria mbetet e vendosur që të vijojë të luajë rolin e saj për deeskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe për rikthimin në tryezën e dialogut.
“Roli i BE-së në këtë proces, por edhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë”, ka thënë ai.
