Mbretëresha e kamuflazhit që mbulon ushtarët ukrainas në front

Vullnetarët ukrainas po prodhojnë rrjeta të lira kamuflimi, të cilat po përdoren për t’i mbrojtur ushtarët dhe për ta fshehur armatimin e shtrenjtë.

Shumë prej tyre e kanë mësuar zanatin nga Olesia Koryahina, një nga themelueset që e ka popullarizuar lëvizjen.

Për gati një dekadë, ajo ka ndihmuar në udhëheqjen e një rrjeti vullnetarësh, i përbërë kryesisht nga gratë dhe i përkushtuar për t’i maskuar forcat ukrainase nga vëzhguesit rusë.

Gratë pohojnë se kanë thurur rrjeta mbrojtëse prej qindra mijëra metrash katrorë për ushtarët në vijën e frontit.

Go to TOP