Turisti britanik vdes pasi ra nga “shkallët që të çojnë në parajsë”
Një alpinist britanik ka vdekur në Austri – pasi ra 300 metra nga një shkallë e quajtur “shkallët drejt parajsës”.
42-vjeçari i paidentifikuar ishte duke u ngjitur në malet Dachstein, pjesë e Alpeve Veriore Gëlqerore, kur ra nga fundi i shkallës.
Është referuar si Via-Ferrata, që në italisht do të thotë “rrugë e hekurt” dhe shumë alpinistë e quajnë atë “shkallët drejt parajsës”.
Thuhet se britaniku po ngjitej i vetëm në shkallë.
Dy helikopterë mbërritën në vendngjarje, ku shpëtimtarët e nxorën dhe e morën trupin e tij nga gryka.
