Britania u jep afat shtesë përdorimit të makinave të reja me benzinë dhe naftë

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka shtyrë ndalimin e shitjes së makinave të reja me benzinë dhe naftë në Mbretërinë e Bashkuar nga viti 2030 në 2035.

Sunak thotë se ai ende pret që deri në vitin 2030 “shumica dërrmuese” e makinave do të jenë elektrike, për shkak të përmirësimit të teknologjisë, shkruan BBC.

Kështu ka deklaruar ai gjatë një konference shtypi, ku pranoi edhe pyetje nga gazetarët.

Go to TOP