Policia kërkon ndihmën tuaj për kapjen e dy të dyshuarve në këtë fotografi
Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e dy të dyshuarve në arrati.
Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
”Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

