Kurti e takon ambasadorin finlandez, flasin edhe për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti e ka takuar sot në Qeveri ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se aty “u bisedua për çështjet bilaterale me theks investimet në sektorin e energjisë në përputhje me objektivat e qeverisë për diversifikim të burimeve të energjisë dhe tranzicionin e gjelbër”.

“Zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për dialogun në Bruksel, gjithashtu ishin pjesë e bisedës sot”, thuhet në njoftim.

Kurti e ka falënderuar Nissinen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Republikën e Kosovës.

Go to TOP