Olti Behluli dhe Sara Hoxha fitues të turneut “TOP 8” për U11

Në ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt turneu “TOP 8” për kategorinë U11 për meshkuj dhe femra.

Atmosfera ishte e ngrohtë dhe me plot pasion e entuziazëm për lojën e pingpong-ut. Gjatë ditës zhvilluan shumë ndeshje interesante dhe rivaliteti ishte i theksuar në çdo ndeshje, duke e bërë turneun akoma më emocionues për lojtarët dhe trajnerët.

Në kategorinë e femrave, Sara Hoxha nga ‘’KPP AHMET HOXHA F’’ u shpall kampione e këtij turneu, pasi arriti të shënoi fitore në të gjitha ndeshjet që luajti. Në vendin e dytë dhe të tretë u renditen dy bashke lojtaret e saj Lira Hashani (me 6 fitore nga 7 ndeshje) dhe Leana Hallaqi (me 5 fitore nga 7 ndeshje).

Në kategorinë e meshkujve Olti Behluli nga ‘’KPP AHMET HOXHA MK’’ ishte i pandalshëm. Ai tregoi një paraqitje të jashtëzakonshme në turneun “TOP 8”, duke triumfuar në të gjitha ndeshjet e tij me rezultat 3-0. Në vendin e dytë pas tij u rëndit Jon Ademi nga ‘’KPP VUSHTRRIA’’ (me 6 fitore nga 7 ndeshje) dhe në vendin e tretë Rejan Krasniqi nga ‘’KPP GANI MALOKU’’ (me 5 fitore nga 7 ndeshje)

Renditja finale:

MESHKUJT

1.       OLTI BEHLULI – AHMET HOXHA MK

2.       JON ADEMI – VUSHTRRIA            

3.       REJAN KRASNIQI – GANI MALOKU

4.       AJAN VRANOVCI – GANI MALOKU

5.       RIS ISMAJLI – DRITA M

6.       ARI BAJRAMI – PRIPING

7.       EURON OSMANI – HASAN PRISHTINA

8.       AMAR MUHAXHERI – GANI MALOKU

FEMRAT

1.       SARA HOXHA – AHMET HOXHA F

2.       LIRA HASHANI – AHMET HOXHA F

3.       LEANA HALLAQI – AHMET HOXHA F

4.       FEROZA SMAJLI – SHPRESA

5.       ROSELA ABAZI – AHMET HOXHA MK

6.       JARA HALLAQI – AHMET HOXHA F

7.       RITA KURDIJA – AHMET HOXHA MK

8.       AZRA HASKUKA – KVPP PRIZRENI /Kosova.info/

Go to TOP