Protestuesit e OVL-UÇK-së hedhin telefonat në oborr të EULEX-it
Protestuesit e OVL-UÇK-së kanë hedhur telefonat e tyre brenda oborrit të EULEX-it ku po zhvillohej protesta.
Kjo protestë u organizua kundër bastisjeve të fundit që kanë kryer njësitet e EULEX-it, me ç’rast edhe sekuestruar telefonat e disa ish -ushtarëve të UÇK-së dhe familjareve të tyre.
Protesta u mbajt para objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë
Protesta po mbahet para objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë.
Me urdhër të Dhomave të Specializuara, EULEX dje ka bastisur shtëpinë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Behar Berisha. Ndërkaq ditëve të fundit u ka sekuestruar telefonat personalë ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu.
