Përplasen kamioni dhe vetura, një person dërgohet në spital

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Komoran.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:40.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se në aksident ishin përfshirë një kamion dhe një veturë.

“Policia është duke kryer procedurat e nevojshme në vendngjarje”, tha ai.

Go to TOP