Vidhet një veturë në Shtime
Një person ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën me targa lokale.
Siç, bënë të ditur policia, rasti ka ndodhur të martën në Shtime.
“Shtime 12.09.2023-23:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa lokale. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
