Dhoma e Përfaqësuesve do të hapë hetim për gjykimin e Bidenit
Republikani James Comer, që udhëheq Komitetin Mbikëqyrës, po heton në financat e familjes Biden, dhe pritet që të kërkojë të dhënat bankare të Hunter BIden, që t’i prezantojë para panelit, për të parë rrjedhjen e parave.
Të martën, Comer ka kërkuar nga Departamenti amerikan i Shtetit që t’i ofrojë dokumente lidhur me punën e Bidenit si nënpresident gjatë administratës Obama për të pastruar aferat korruptive në Ukrainë. Comes dëshiron të kuptojë qëndrimin e DASH-it për ish-prokurorin ukrainas, Viktor Shokin, të cilin Biden dhe shumë nga aleatët perëndimorë dëshironin ta largonin nga detyra për shkak të akuzave për korrupsion.
Marrëveshjet biznesore në Ukrainë dhe Kinë nga Hunter gjatë kohës kur Biden ishte nënpresident, kanë qenë në shënjestër të vazhdueshme të akuzave nga republikanët.
Hunter Biden aktualisht është nën hetime nga një prokuror special i Departamentit të Drejtësisë për dyshimet për shmangie të taksave dhe pritet që në fund të këtij muaji ndaj tij të ngrihet akuzë për shkelje të mbajtjes së armëve të zjarrit.
Shtëpia e Bardhë ka insistuar se Biden nuk është përfshirë në asnjë nga marrëveshjet biznesore të të birit. Demokratët në Komitetin Mbikëqyrës kanë argumentuar se pretendimet ndaj Bidenit janë të pabaza, të cilat po bëhen para zgjedhjeve të vitit 2024, ku Biden kërkon që të rizgjidhet në postin e presidentit.
Këto zhvillime vijë para afatit të 30 shtatorit, kur duhet të miratohet projektligji për shpenzime, pasi në atë datë përfundon viti fiskal. Kongresi duhet të miratojë fondet e reja, ose Qeveria amerikane mund të mbyllet.
