Bunarë gjithnjë e më të thellë për ujitjen e arave në Azi
Në mes të një krize në rritje për ujë në Azinë Qendrore, hapësit e bunarëve në Uzbekistan po detyrohen të shpojnë gjithnjë e më thellë, për t’i furnizuar fermerët ruralë.
Teksa thellësia e ujit nëntokësor po bie, hapësit më nuk mund t’u garantojnë fermerëve se do të gjejnë burim të besueshëm të ujitjes.
Faji po u ngarkohet ndryshimeve klimatike, keqpërdorimit të resurseve dhe politikave qeveritare.
