Kurti për Lojërat Mesdhetare: Mbi 250 milionë euro investime publike
Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.
Kryeministri i Kosovës. Albin Kurti ka shkruar se nga Heraklioni i Greqisë për në Prishtinë po kthehen me kujtime të mira, përgjegjësi të reja, e plane të shumta investive.
“Lojërat Mesdhetare 2030 po i sjellim në Kosovë. 7 vjet përgatitje dhe mbi 250 milionë euro investime publike, për t’u bërë nikoqir i 26 shteteve pjesëmarrëse e 23 disiplinave sportive, mijëra atletëve e dhjetëra mijëra turistëve, në ngjarjen më të madhe të sportit në historinë e vendit. Na priftë e mbara!”, ka shkruar shefi i ekzekutivit kosovar në ‘Facebook’.
