Toma kthehet në Zvicër

Mesfushori Bastien Toma kthehet në futbollin zviceran pasi dështoi të lërë gjurmë në Belgjikë. Toma është nga Kosova, por i lindur dhe i rritur në Zvicër.

24-vjeçari është zhvilluar te Sioni, ndërsa në vitin 2020 kaloi te Genku belg. Kishte periudha huazimi te St. Galleni në Zvicër e Paços de Ferreira në Portugali. Në janaru kthye te Genku, por vetëm tek ekipi rezervë.

Sipas “Blick”, Toma i bashkohet St. Gallenit. Ai ka 91 paraqitje në Superligën e Zvicrës me Sionin.

Go to TOP