Ronaldo jashtë listës për “Topin e Artë” pas 20 vjetësh, Messi favorit

Është publikuar lista e të nominuarve për “Topin e Artë”. Mungesa e madhe quhet Cristiano Ronaldo. Revista franceze “France Football” ka publikuar listën e të nominuarve për “Topin e Artë” për vitin 2023.

Në listë përfshihet edhe emri i Lionel Messit, por jo ai i rivalit të tij të përhershëm, Cristiano Ronaldo.

Portugezi u transferua në Arabinë Sauditë gjatë dimrit dhe nuk është nominuar në zgjedhje për herë të parë që nga viti 2004. Ronaldo e ka fituar çmimin pesë herë.

Messi konsiderohet favorit pas triumfit në Kupën e Botës me Argjentinën në dhjetorin e vitit të kaluar.

Konkurrenti më i fortë është fituesi i tripletës me Manchester Cityn, Erlind Haaland.

Kylian Mbappe dhe Karim Benzema po ashtu mund të shpresojnë të fitojnë “Topin e Artë”, i cili u dha për herë të parë në vitin 1956.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Paris më 30 tetor.

Go to TOP