Kosova s’u tutet Xhakës, Shaqës e Zvicrës
Kombëtarja e Kosovës, stërvitjen e së mërkurës ua rezervoi tifozëve të cilët patën mundësi të takohen me 27 futbollistë dardanë të cilët janë ftuar për dy ndeshjet e muajit shtator.
Tifozët patën mundësi për t’u fotografuar me idhujt e tyre, të cilët për ta nënshkruan autografe.
