Katërshja kosovare do të ndajë drejtësinë në ndeshjen San Marino-Norvegji (U21)

Gjyqtarët nga Kosova do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese të kombëtareve U21 për Euro 2025, ndërmjet San Marinos dhe Norvegjisë, e cila zhvillohet të enjten në orën 18:00.

Sipas FFK-së, Mervan Bejtullahu, Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa, dhe gjyqtari i katërt, Vigan Ibërdemaj, janë të përzgjedhurit e UEFA-s për këtë ndeshje.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “San Marino Stadium”.

Go to TOP