“Ethet e Nilit” shumë pranë Shqipërisë, shkon në 13 numri i viktimave
Sipas raportit të sotëm të Organizatës Kombëtare të shëndetit publik, Greqia ka regjistruar 100 raste të infektimit me Virusin e Nilit dhe 13 vdekje duke nisur nga fillimi i korrikut.
Ndërkohë, gjatë javës së kaluar janë raportuar edhe 11 raste të reja, 7 nga të cilët ndodhen në gjendje të rëndë. 13 persona kanë humbur jetën nga ky virus në Greqi, ku viktimat ishin të moshave mbi 64-vjeç
WNV është një nga sëmundjet më të zakonshme që transmetohen nga mushkonjat. Në më pak se 1% të rasteve të WNV, virusi ndikon në sistemin nervor dhe mund të çojë në probleme serioze si inflamacioni i trurit. Shumica e njerëzve nuk do të përjetojnë simptoma ose simptoma të buta që mund të përfshijnë një ndjenjë të ngjashme me gripin, si ethe dhe dobësi të muskujve.
Simptoma të tjera mund të përfshijnë nauze, të vjella, ënjtje të gjëndrave limfatike dhe/ose skuqje të lëkurës në gjoks, stomak ose shpinë. Personat mbi 50 vjeç ose me sistem imunitar të dobësuar janë më të prekshëm ndaj sëmundjes dhe kanë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma serioze.
