Ramosi kthehet pas dy dekadave te Sevilla
Sevilla ka prezantuar futbollistin Sergio Ramos, i cili u kthye te ekipi ku nisi karrierën.
Ai kthehet pas dy dekadave që nga koha kur u largua vetëm në moshën 19-vjeçare, për në Real Madrid.
Ramos i bashkohet Sevillas si lojtar i lirë, pasi u la i lirë nga Paris Saint-Germaini.
Mbrojtësi spanjoll ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, deri në verën e vitit 2024.
Përndryshe, Ramosi me fanellën e Real Madridi fitoi çdo trofe të mundshëm.
