Ligjëruesi në universitetin britanik: Rikthimi i regjimit të vizave do të ishte totalisht i padrejtë për Kosovën

Aidan Hehir, drejtor i Programit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Siguri në Universitetin e Westminsterit në Britaninë e Madhe, ka reaguar pas paralajmërimit të presidentit francez Macron se BE-ja do ta shqyrtojë politikën e vizave për Kosovën dhe Serbinë nëse tensionet vazhdojnë.

Hehir thotë se kjo do të ishte totalisht e padrejtë për Kosovën dhe një kërcënim potencial për stabilitetin.

“Kjo do të ishte krejtësisht e padrejtë për #Kosovën dhe potencialisht një kërcënim për stabilitetin. Ka vetëm kaq shumë ngacmime dhe padrejtësi që njerëzit mund të përballojnë…”, ka shkruar Hehir në Twitter.

Go to TOP