“S’e kuptoj pse foli”! Rama pret në zyrë diplomatin e SHBA-së

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim në selinë e qeverisë të ngarkuarin me punë të SHBA-së në Shqipëri, David Wisner. Në faqen zyrtare të selisë diplomatike amerikane në Tiranë theksohet se fokusi i bisedës ishte te raportet mes dy vendeve dhe zhvillimin më tej, por edhe Ukrainën.

“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare. Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve” thuhet në njoftim.

Pak ditë më parë, Edi Rama shprehu habinë duke thënë se nuk e kuptonte se përse i ngarkuari më punë i SHBA-së në Tiranë kërkoi hetime lidhur me denoncimet për të dhënat e sistemit TIMS.

“Është një histori e nxjerrë dhe e manipuluar nga njerëz që kanë humbur pushtetin nga ato të dhëna në Policinë e Shtetit, nuk ka asnjë shqetësim. Nuk jam në dijeni të SHBA, s’e kuptoj pse e ka bërë këtë deklaratë duke qenë se me ta i kemi dhënë sqarimet, ngjarja e rëndë nuk ka ndodhur se në përpjekje për të bërë backup ka dalë që s’ka bërë backup”, tha Rama. Por nuk dihet nëse sot është folur për këtë çështje.

Go to TOP