Ulaj: Nuk ka ofendim më të madh për veteranët e vërtetë të UÇK-së, se sa të përfaqësohen nga soji i Faton Klinakut
Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jusuf Ulaj, ka reaguar pas deklaratës së Faton Klinakut, duke konsieruar se nuk ka ofendim më të madh veteranët e vërtetë të UÇK se sa të përfaqësohen nga soji i Faton Klinakut që përmend dhe preferon vrasjen e Kryeministrit të vendit për të cilin ka luftuar.
Ai nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se atë nuk e përfaqëson mendësia kriminale.
“Jo përçarje por distancim dhe përgjegjësi”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Nuk ka ofendim më të madh për veteranët e vërtetë të UÇK se sa të përfaqësohen nga soji i F. Klinakt që përmend dhe preferon vrasjen e Kryeministrit të vendit për të cilin ka luftuar.
Mua nuk më përfaqëson mendësia kriminale!
Jo përçarje por distancim dhe përgjegjësi.
