Nisin çarjet e para brenda veteranëve: Një degë e OVL të UÇK-së distancohet nga Klinaku

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has është distancuar nga deklarata e udhëheqësit të saj, Faton Klinakut, kundër kryeministrit Albin Kurti.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së ka deklaruar të martën në mbrëmje se “më parë e vras Albin Kurti sesa iku nga Kosova”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar sot Qendra e OVL të UÇK-së në Has.

Kjo qendër është distancuar nga deklarata e kryetarit Klinaku.

“OVL UÇK në Has do të respektoj Qendrën OVL-Prishtinë për të Gjitha Vendimet. Por Dega_ OVL UÇK HAS distancohet nga Një deklaratë e Ushtruesit të Detyrës Z. Faton Klinaku ku përmendet vrasja e kryeministrit të Kosovës”, thuhet në reagim.

“OVL UÇK HAS është në Mbështetje të të gjithave instutucioneve të Republikes së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Go to TOP