A i pajtoi Abazoviqi? Kurti dhe Rama me shtrëngim duarsh e të qeshura në Lubjanë 

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka publikuar disa fotografi nga darka e mbrëmshme në Lubjanë të Sllovenisë, ku pjesë e këtij takimi ishte edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti. Në pamjet e publikuara shihet një moment ku Rama dhe Kurti përshëndeten mes vete me një shtrëngim duarsh pasuar edhe me të qeshura.

Aty shihet edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili duket ta kishte rolin e ndërmjetësuesit për pajtimin Kurti-Rama.

Ky është takimi i parë mes Kurtit dhe Ramës që kur kryeministri shqiptar anuloi mbledhjen në mes dy qeverive për shkak të zhvillimeve në Veri të Kosovës.

”Lubjanë, Slloveni – Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër“, ka shkruar Rama.

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë parë në një drekë të përbashkët të dielën.

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian pritet të jetë çështja kryesore e diskutimit.

Go to TOP