Parashikimi i motit
Të premten në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura do të mbeten pothuaj konstante me rritje të lehta në vlerat e maksimaleve.
Temperatura maksimale gjatë ditës pritet të arrijë në 33 gradë Celcius.
“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë. Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhezimeve të IKSHP”, thuhet në njoftim.
