Zafir Berisha fjalë të rënda për Kurtin pas videos së mbrëmshme për arrestimet

Zafir Berisha nga Nisma ka komentuar videon e mbrëmshme të kryeministrit Albin Kurti, i cili u deklarua për rastin e djeshëm të arrestimit të tre personave rreth dyshimeve për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Berisha thotë se “Albini e ka vendin në Shtime”, duke aluduar për Qendrën Integruese Rehabilituese e të Sëmurëve Kronikë Psikiatrikë që gjendet në këtë komunë.
“Nese e analizojm me vemendje videon e Albinit ku ai mbronë vjedhjen e rezervave shtetrore dhe sulmon prokurorin, gjyqësorin e mediat, mund të vini në përfundim se ky tipi e ka vendin në Shtime, jo në qeveri. Pa deshtën që të ju ndërhyej psikologëve në profesionin e tyre, presë që edhe ata të japin mendimin profesional për gjendjen e mjerë të Albinit, sa nuk e ka bë horë Kosovën më shumë, se veten po dihet…”, ka thënë Berisha, në një shkrim në Facebook pa ndërhyrje.
Kurti mbrëmë mohoi se ka korrupsion e keqpërdorim në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në ministren [e Industrisë] Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, tha Kurti.

Kurti po ashtu tha se qeverisja e tij “përbën ndryshim rrënjësor karshi qeverisjes 20-vjeçare të Kosovës”.

“Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbёshtetje tё krimit”, tha Kurti.

“Përpjekjet e tyre për ta ndryshuar situatën janë në shërbim të planit për ta kthyer ish sistemin e kalbur e tё korruptuar”, shtoi ai.

Go to TOP