Dridhje toke në Pejë

Peja sot është shkundur nga një tërmet jo fort i fuqishëm, por që qytetarët atje e kanë ndierë.

Sipas instituteve gjeologjike botërore, tërmeti ishte i fuqisë nga 2.6 deri në 3.1 ballë të Rihterit.

Media “Periskopi” raporton se lëkundjet e tokës janë ndierë nga qytetarët e atjeshëm.

Dridhja raportohet të ketë ndodhur në orën 14:59.

Go to TOP