Milot Rashica te Beshiktashi?

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, karrierën do ta vazhdojë në ligën turke.

Veçse jo tek Gallatasaraj, ku luajti edicionin e kaluar por tek skuadra rivale Beshiktash.

Kështu të paktën raportojnë mediat në Turqi, përcjell Klankosova.tv

Sipas tyre marrëveshja e futbollistit kosovar është katërvjeçare, me vlerë prej pesë milionë eurosh.

Edicionin e kaluar, 27-vjeçari luajti për “Gallatën”.

Ai për 30 ndeshje sa u paraqit, i realizoi gjashtë gola dhe bëri shtatë asistime.

Milot Rashica, ishte i huazuar tek ekipi turk nga Norwich City.

Go to TOP