Roma dhe PSG afër marrëveshjes për Paredes

Roma dhe Paris Saint Germain janë në kontakte të vazhdueshme për ta kryer marrëveshjen për Leandro Paredes, shkruajnë mediat italiane.

Mesfushori argjentinas e dëshiron ekipin italian dhe veçse ka arritur marrëveshjen personale me romakët.

29 vjeçari ishte i huazuar tek Juventus në sezonin që kaloi nga PSG, ndërsa nuk është në planet e Luis Enrique dhe për këtë arsye do të largohet nga kampioni i Francës këtë verë.

Go to TOP