Arrin në 80 numri i të vdekurve në Maui
Zjarret e rrezikshme po përhapen me shpejtësi në Maui për shkak të kushteve shumë të thata që rrjedhin nga një thatësirë e kombinuar me erërat e fuqishme në të gjithë Havain.
Të paktën 80 njerëz kanë vdekur nga zjarret në Maui, duke shënuar fatkeqësinë natyrore më vdekjeprurëse në Havai që kur u bë shtet.
Sipas zyrtarëve, pjesa më e madhe e qytetit historik të Lahaina është “shkatërruar”.
Ata shtuan se një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur për të gjithë ishullin, ndërsa të gjitha udhëtimet jo thelbësore në destinacionin popullor të pushimeve po dekurajohen, raporton abcnews.go.com,.
