Kurti në Tetovë e Çair do të qëndroj me ftesë të kryetarëve Kasami e Ganiu – ja agjenda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitën në komunën e Tetovës dhe atë të Çairit pritet ta bëjë me ftesë të kryetarëve të dy komunave, Bilall Kasamit, respektivisht Visar Ganiut.

Njoftimin për agjendën dhe natyrën e vizitës e bëri të ditur përmes njoftimit të medie, Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

“Me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti viziton sot këto dy komuna të Maqedonisë së Veriut me ç’rast në Shkup, përkatësisht në Komunën e Çairit, do të marrë pjesë në ceremoninë e ri-emërtimit të rrugës me emrin e veprimtarit Adem Demaçi, kurse në Tetovë në inaugurimin e rrugës që lidh fshatin Sellcë dhe Vicë”, thuhet në njoftim.

Më poshtë agjenda e plotë e kryeministrit Kurti:

14:30 – Arritja në Shkup, në Komunën e Çairit

14:30 – Ceremonia e emërtimit të rrugës “Adem Demaçi” në Komunën e Çairit

15:25 – Nisja për në komunën e Tetovës

16:05 – Arritja në komunën e Tetovës

16:10-16:30 – Takimi me Kryetarin e komunës së Tetovës, Bilal Kasami

16:35- Nisja për në fshatin Vicë

17:05– Përurimi i rrugës që lidh fshatin Sellcë me fshatin Vicë

17:30-17:45 – Deklaratë e përbashkët për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami

20:30 – 22:00 – Manifestimi mirëseardhës në sheshin “Iliria”

Go to TOP