“Ka vdekë njeri”/ Publikohen momentet dramatike pas vrasjes së rëndë në Skenderaj – VIDEO
Mëngjesi i sotëm e gjeti Kosovën me një tjetër ngjarje tronditëse. Brenda një jave u shënua e treta vrasje e rëndë.
Kësaj here dy persona të maskuar hynë në një lokal në fshatin Runik të Skenderaj dhe qëlluan me armë në drejtim të disa personave, duke lënë kështu të vrarë në vend 39-vjeçarin, Nexhmedin Loshi, ndërsa plagosën tre persona tjerë.
Media ka publikuar pamje nga lokali, pak minuta pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të katër personave.
Disa vajza dëgjohen duke bërtitur “ka vdekë njeri’ dhe duke qajtur.
