Tri vrasje në gjashtë ditë në kafiteritë e Kosovës

Nga 14 vrasje sa kanë ndodhur në periudhën janar-korrik të këtij viti, tre prej tyre kanë zënë vend në gjashtë ditët e fundit në kafiteritë e Kosovës.

Po gjatë kësaj periudhe, 636 armë janë  konfiskuar gjersa numri i municionit të konfiskuar arrin në 9531, ka treguar Policia e Kosovës.

Më poshtë gjeni detaje lidhur me tre rastet e vrasjes në kafiteritë e Kosovë në më pak se një javë.

  • “BON VIVANT”, Prishtinë

Incidenti i parë zuri vend 6 ditë më pare, përkatësisht më 4 gusht në kafiterinë “Bon Vivant”, në Prishtinë.

Një person, i cili kishte marrë plagë nga të shtënat në “Bon Vivant”, ndërroi jetë mëngjesin e së nesërmes.

Lajmin e kishte konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Nga informacionet qe kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjellë për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekumin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme tē mëngjesit”, ka deklaruar Shaqiri.

Nga incidenti i cili sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje, 17 persona pësuan lëndime. Në mesin e tyre, 14 gra.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të  dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri  (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si  “Vrasje e rëndë në tenativë dhe pjesëmarrje në rrahje”.

-Klinë-

Tre ditë më vonë, një rast i po kësaj natyre ndodhi edhe në Klinë.

Pas plagosjes në një nga kafiteritë e Klinës, vitkima ishte dërguar në Qendrën e Mjeksisë Familjare në Klinë me ç’rast, ishte konstatuar vdekja e viktimës.

I dyshuar për vrasjen e të ndjerit është Tush Frroku, i arratisur.

-Fshati Runik, Skenderaj-

Vrasja e tretë është ajo e orëve të hershme të së enjtes, në Runik të Skenderajt.

Një 39-vjeçar ka mbetur i vrarë në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pas mesnatës të së mërkurës., ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Siç ka njoftuar Zahiti, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Nga hetimet e para, policia thotë se dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri, kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

TË DHËNA NGA POLICIA E KOSOVËS

Ndryshe, media ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për numrin e armëmbajtjeve pa leje dhe vrasjeve gjatë këtij viti dhe vitit paraprak.

Numri i përgjithshëm i armëvegjatë vitit 2022 arrinë në 1, 473. Ndërkaq, gjatë këtij viti deri në muajin korrik ka arritur në 636.

Statistika nga PK

Ndërkaq, vrasjet gjatë vitit 2022 arrijnë deri në 21 raste. Ndërkaq, në vitin 2023, deri në muajin korrik, rastet e vrasjeve arrijnë në 14.

Statistika nga PK

Se sa shqetësuese mbetet kjo dukuri, eksperti i sigurisë Drizan Shala ka deklaruar se Policia e Kosovës duhet të ndërmarrë veprime në lokacione më të frekuentuara ashtu që raste të tilla, të parandalohen.

“Policia e Kosovës të marrin veprime të kontrollit në territore ku ka frekuentim me te lartë qytetareve të tyre por edhe informacione të ndryshme se ka potencial për të nxitur veprime kriminale të individeve dhe grupeve kriminale. Trafikimi i armeve në RKS dhe lufta ndaj grupeve të organizuar është dëshmuar që ka patur rezultat të caktuara duke parandaluar në masen me të madhe që në tregun e Kosovës mos të kemi arme te reja të futur por që keto që janë sipas statestikave zyrtare rreth 250000 copa që kanë mbetur nga luftërat e viteve 90ta dhe kjo po jepe një shpres që duhet marrim veprime më tutjeshme në parandalimin e funksionalitetit te ketyre grupeve në territorin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Tutje, Shala vlerëson se mekanizmi politik në vend ka dështuar dhe se fokusi i Policisë së Kosovës sipas tij, nuk duhet të fokusohet vetëm në veri të vendit.

“Dukuria e vrasjeve në Kosovës është shqetësuse dhe mund të themi që siguria publike në Kosovës është e cenueshme dhe e lëndushme në frymën e asaj që mekanizmi politik ka dështuar në marrjen e veprime adekuate për të garantuar që mekanizmi i sigurisë të Kosovës ( PK ) mos të angazhohet vetëm në veri me mbi 80% të fuqisë së saj por që të kemi një ndarje propocionale sipas kërkesave dhe lokaliteteve ku mund të kemi prishje të rendit dhe sigurisë publike”, ka deklaruar Shala.

Shala konsideron se siguria publike në Kosovë mbetet e cenueshme.

Go to TOP