Arifi takon Hill: Koordinimi i ngushtë me aleatët, garancë për të ardhmen e sigurt
Kyetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill.
Arifi përmes një postimi në rrjetin social Facbook, ka bërë me fije se gjatë takimut të tij me Hillin kanë diskutuar për gjetjen e zgjidhejve afatgjate për shqiptarët.
Postimi i plotë: Sot, pata nderin të kem takimin e radhës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikun tim, Christopher Hill.
Me ambasadorin Hill, vazhduam përpilimin e agjendave që fuqizojnë e sigurojnë strategji për të gjitha sfidat deri në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Për çdo zhvillim, koordinimi i ngushtë me aleatët tanë është garancë për të ardhmen e sigurtë!
