Zhytet anija afër ishullit italian, Lampedusa, dyshohet për mbi 40 të vdekur
41 persona besohet se kanë vdekur pas zhytjes së anijes në ishullin italian të Lampedusës.
Katër të mbijetuar të cilët u shpëtuan të mërkurën treguan se në anije ishin 45 pasagjerë duke i përfshirë tre fëmijë.
“Befas na pushtoi një dallgë gjigante”, tha një i mbijetuar, raporton The Guardian.
Dihet se pasagjeret kanë qenë nga Afrika sub-sahariane.
Hetuesit besojnë se anija e metalit nuk ishte e pajisur me motor si gjysma e anijeve të përdorura për transportin nga Tunsinia në Evropë.
