Mbyllja e zyrës së OKB-së në Ugandë, shqetësim për komunitetin LGBT
Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni, është sulmuar nga aktivistët dhe aktivistet për mbylljen e detyruar të zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut në vend.
Masa vjen mes shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe projektligjit të nënshkruar së fundmi kundër LGBTQ+, i cili lejon dënimin me vdekje për disa akte homoseksuale.
Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk shprehu shqetësim të veçantë për situatën e të drejtave të njeriut në Ugandë përpara zgjedhjeve të vitit 2026, në të cilat Museveni pritet të kandidojë, duke pasur parasysh “mjedisin gjithnjë e më armiqësor” në të cilin po veprojnë aktivistët dhe gazetarët, raporton The Guardian.
