‘Shpërthen’ Haxhi Avdyli: Modeli i dhunës i rrugaçërisë në Bon Vivant, iu imponua Kuvendit para disa javësh
Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli, ka dalë me një reagim për gjuajtjen me armë në një lokal në Prishtinë, ku mbeti i vdekur një person dhe disa të tjerë u lënduan.
Ai e ka krahasuar këtë situatë me përleshjen në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se “rrugaçëria” e “Bon Vivant” u imponua në Kuvendin e Kosovës.
“Tani dhuna po etablohet si model i rrugaqëve me muskuj për zgjidhjen e mospajtimeve nga Kuvendi, shkolla, e deri në rrugë e kafe. Shoqëria në krizë morali, e dhuna si epidemi.” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Modeli i dhunës e rrugaqërisë së Bonvivant, para disa javësh iu imponua Kuvendi i Republikës së Kosovës i cili si institucion ndër tjera sot do duhej të prodhonte politika për ndalimin e dhunës. Tani dhuna po etablohet si model i rrugaqëve me muskuj për zgjidhjen e mospajtimeve nga Kuvendi, shkolla, e deri në rrugë e kafe.
Shoqëria në krizë morali, e dhuna si epidemi.
