Adelina Ismaili me dedikim për partnerin e saj, Vali Krasniqin: Edhe njëqind herë të jetoj prapë e jotja do të isha

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, shijon një romancë dashurie me Val Krasniqin prej 13 vitesh.

Çifti, të cilët kanë bashkë dhe një djalë, vazhdojnë të marrin vëmendje e të komentohen në shtypin rozë.

Ka qenë së fundmi artistja që i ka bërë një dedikim në rrjete sociale, me një fotografi krah tij.

Ajo thekson se po të jetonte edhe njëqind herë sërish do të ishte e tij, do ta zgjidhte atë për partner.

“I bukuri im. Edhe njëqind herë të jetoj, prapë e jotja do të isha”, nis postimi i Ismailit.

Krijuesja e hitit “Shko” tutje shtoi: “Jeta me ty, një mrekulli. Të dua, të dua, të dua”.

Adelina ndryshe ka vite që ka bërë një tërheqje prej muzikës, ndonëse ka qenë duke moderuar një emision.

Go to TOP