Plagoset një punonjës turk në konsullatën e Suedisë në perëndim të Turqisë

Një anëtar i stafit turk në konsullatën e nderit të Suedisë në qytetin e Izmirit u qëllua dhe u plagos rëndë para ndërtesës së konsullatës, tha transmetuesi shtetëror TRT të martën.

Zyra e guvernatorit të Izmirit tha në një deklaratë se një shtetas turk i regjistruar në provincën lindore të Agrit është arrestuar.

Policia është duke hetuar rastin, shtuan nga kjo zyrë. Konsulli i përgjithshëm suedez do të udhëtojë në Izmir të mërkurën për të marrë më shumë informacione rreth incidentit, tha Ministria e Jashtme suedeze.

Ministria tha se ishte në bisedime me Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll dhe stafin e saj në Turqi.

Konsullata e Përgjithshme është në kontakt me Konsullatën e Nderit në Izmir dhe me autoritetet lokale, shtoi Ministria e Jashtme e Suedisë.

Ministria tha se nuk do të komentonte më tej “mbi kërcënimin ndaj shërbimit diplomatik ose çfarë masash sigurie po merren, pasi kjo rrezikon të kundërshtojë qëllimin e masave”, shkruan Reuters.

Go to TOP