Bayerni ia “rrëmben” Napolit koreanin
Qendërmbrojtësi Kim Min-Jae, nga sezoni tjetër do ta djersitë fanellën e Bayern Munchen.
Ai sot ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare që e mban atë në “Allianz Arena” deri në vitin 2028.
Transferi i koreanit ka kushtuar hiç më pak se 50 milionë euro.
26-vjeçari u shpreh i lumtur për këtë kalim.
“FC Bayern është ëndrra e çdo futbollisti. Mezi pres gjithçka që më pret në Mynih. Për mua do të thotë një fillim i ri, do të vazhdoj të zhvillohem këtu” tha ai.
Kim Min-Jae, edicionin e kaluar u shpall kampion në Serie A, me Napolin.
