Daja: Nuk do ta mbrojmë rezultatin në Bullgari, djemtë e mi nuk dorëzohen
“Urime Suhareka, urime Kosovë”, këto ishin fjalët hyrëse të trajnerit të Ballkanit, Ilir Daja, pas fitores ndaj Ludogoretsit në rrethin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Daja, pas ndeshjes potencoi se ishte një pjesë e parë perfekte, pasi skuadra bullgare nuk krijoi asnjë rast.
Ai shtoi se nuk është lehtë të dominohet një skuadër si Ludogoretsi, transmeton Klankosova.tv.
“Kemi bërë një pjesë të parë perfekte, me sa mbajë mend unë, duke përfshirë pjesën e menaxhimit të lojës, skuadra bullgare s’kishte asnjë rast, natyrshëm me pesë mbulimet e tyre ramë fizikisht, këta djem nuk dorëzohen kurrë, kanë karakter, do të japin shpirtin në fushë dhe do të japim, pjesën tjetër e bazojmë në cilësinë që kanë lojtarët. 70 për qind të lojës të jemi mbi kundërshtarin nuk është e lehtë”, u shpreh Daja.
Daja vazhdoi duke thënë se nuk do ta mbrojnë rezultatin në Bullgari.
“Besoj që këto janë ndeshje me kualifikimin duhet të bëjmë shumë më mirë se që kemi bërë në fushë tonën. Do të them nuk është që po shkojmë të mbrojmë rezultatin, do të vazhdojmë ta bëjmë lojën tonë. Në fund fare luhet me kualifikim Kemi bërë një ëndërr që djemtë e kanë bërë realitet”.
