Vdes një person dhe lëndohen tre të tjerë pas një aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një kamioni në autostradën “Arbën Xhaferi” në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili shtoi se njëri nga të lënduarit ka plagë më të rënda dhe është përcjellë për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 17:40, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku ne autostradën “Arber Xhaferi” ne Bibaj, Ferizaj, drejtimi Kaçanik. Policia ka reaguar ne vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes ne vendin e ngjarjes është konstatuar se ne aksident kane qene te përfshirë një kamion dhe një automjet”.

“Raportohet se një person ka humbur jetën ne vendin e ngjarjes si pasoje e aksidentit dhe tre persona tjerë kane marr lëndime trupore, njeri nga ta me lëndime më te renda dhe është përcjellë për trajtim mjekësor. Njësitet kompetente për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut ne autostrade janë marr me rastin dhe deri ne përfundimin e vend shikimit nga mjekësia ligjore do te ketë bllokim te rrugës ne këtë lokacion”.

Go to TOP