Arsenali blindon Saliban

Arsenali ka njoftuar se mbrojtësi William Saliba ka nënshkruar kontratë të re me klubin londinez.

Saliba do të jetë pjesë e Topçinjve të paktën deri në vitin 2027.

Francezi pos kontratës së re ka ndryshuar edhe numrin në fanellë, pasi tani e tutje do ta mbajë numrin 2.

22-vjeçari gjatë sezonit të kaluar ka zhvilluar 33 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa shënoi tre herë dhe asistoi një herë.

Trajneri Mikel Arteta u shpreh i lumtur me zgjatjen e kontratës së Salibas.

“William të zgjatë kontratën e tij me ne ishte diçka që ne donim të bënim për një kohë të gjatë. William dëshmoi sezonin e kaluar se sa i mirë dhe sa i rëndësishëm është për skuadrën tonë”.

“Aftësia që ai ka në moshën e tij të re vetëm 22 vjeç është emocionuese, dhe sigurisht ka shumë më tepër hapësirë për zhvillim me çdo lojtar në këtë fazë të karrierës së tyre. Ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë me William gjatë viteve në vijim”, u shpreh Arteta.

Arsenali në sezonin u shkuar u pozicionua në vendin e dytë në tabelë, pas Manchester Cityt që u shpall kampion.

Go to TOP