Mërgata Shqiptare në Botë dhe Rrjeti Intelektual Mbarëshqiptarjanë të shqetësuara me zhvillimet e fundit mbarëshqiptar
MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË, ME SELI NË NJU-JORK
dhe
RRJETI INTELEKTUAL MBARËSHQIPTAR, NË TIRANË


Mërgata Shqiptare në Botë dhe Rrjeti Intelektual Mbarëshqiptarjanë të shqetësuara me zhvillimet e fundit mbarëshqiptar, të cilatpo ndodhin në Republikën e Kosovës e në veçanti, në pjesënveriore e saj.
Protestat e fundit nga grupet mirë te organizuara krimo-mafioze, të dirigjuara nga Aleksandar Vuçiqi me pretekstin e lirimit tezyrave te kryetarëve të komunave, të cilët janë zgjedhur me votën e ygjedhjeve, në bazë te ligjit mbi votime nga ata votues tecilët ishin pjesëmarrës, por përdorimi i dhunës me mjete tërrezikshme nga grupe protestuesish, duke lënduar policë, gazetarë dhe ushtarakë të KFOR-it, për MSHNB dhe RRIMSH janë të papranueshme dhe të denueshme.
Veprimet e individëve, si nga vendorët ashtu dhe faktorit tëjashtëm, janë të pamatura dhe të dëmshme, të cilat nukkontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit, si kusht për vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi në arritjen e nji marrëveshjejepurfundimtare me njohje reciproke.
MSHNB dhe RRIMSH mbështetin fuqishëm mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, dhe çdo tentimi nga kushdo qoftë për prekje kufijsh, MSHNB dhe RRIMSH kundërshtojnë ashpër, njëherit dhe kërkonpërgjegjësi nga destabilizuesit.
Veprimet atakuese dhe grabitçare, në vazhdimësi nga Serbia gjakatare, me tentim destabilizimi e prodhimi në viktimanjerëzore përsëri, si dhe reagimet jo adekuate nga KFOR-i, BE dhe SHBA, ledhatimi I agresorit në njërën anë dhe presioni itepruar ndaj institucioneve te Republikës së Kosovës në tëdrejtën e saj në mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe ruajtjes se qetësisë në very të Kosovës, MSHNB dhe RRIMSH rritshqetësimet, prandaj dhe vehet në pikëpyetje vazhdimi ibisedimeve dhe si të tilla, duhet ndërprerë gjer në formimin e kushteve për rikthim.
Ne bazë te ketyre shqetësimeve, MSHNB dhe RRIMSH
A p e l o j n ë :
– Nga organet shtetërore Shqipëri-Kosovë koordinimin dheharmonizimin e veprimeve në bazë të Kushtetutës dheligjeve ne fuqi në situatat vepruese, për ruajtjen e sovranitetit dhe paqes në rajon,
– Veprimet e Akademive Shqipri-Kosovë të jenë nëbashkërenditje në plasimin e argumenteve shkencore përopinionin vendor e veçmas atij ndërkombëtar nëbindshmërinë e të drejtës Kushtetutare të Republikës sëKosovës në mbrojtjen e sovranitetit të saj dhe vazhdimin e shtetndërtimit ligjor dhe demokratik,
– Veprimet e organeve shtetërore në situata tensionuese te jenënë përputhëshmëri Kushtetuese dhe ligjore me përkushtimtë ruajtjes së sovranitetit shtetëror si dhe lirisë e sigurisë sëqytetarëve të saj, se në këtë mënyrë ruhet miqësia ne vijimësi me miqt ndërkombëtar e në veçanti me SHBA, tëcilët me ndihmën e tyre Republika e Kosovës fitoi lirinëdhe shpalli pavarësinë e saj,
– Veprimet e medieve sociale, e sidomos të shoqërisë civile, tëjenë në përputhje me interesat kombëtare e shtetërore dhetë mos përçajnë qytetarinë e painformuar me proceset dhezhvillimet aktuale delikate që po mbretërojnë aktualisht nëveriun e Koaovës.
– MSHNB dhe RRIMSH besojnë dhe shpresojnë fuqishëm se Vashingtoni e Brukseli do të vazhdojnë në mbështetjen e organeve shtetërore të Republikës së Kosovës në kryerjen e detyrimeve Kushtetutare dhe ligjore, në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, nëse rrezikohet ngagrupe krimo-mafioze në Veriun e Republikës së Kosovës sidhe në kundër përgjigje të deklaratave kërcnuese, të cilatdalin nga kuzhina e Aleksandër Vuçiqit, i cili është njëmarionet i Vlladimir Putinit me koncept destabilizues tëBallkanit.
Më 4 korrik 2023. Për MSHNB: Bahri Ramadani
Nju Jork
Per RRIMSH: Frederik Ruço
Tiranë,
